Një masiv pyjor në Korçë prej 24 orësh është përfshirë nga flakët, në një kohë kur temperaturat kanë nisur të ulen. Zjarri ka rënë në një zonë pyjore mes fshatrave të Roshanjit dhe Lubonjës dhe për shuarjen e tyre janë angazhuar rreth 30 forca zjarrfikëse.
Vatrat e zjarrit janë end aktive pasi ndërhyrja është e vështirë për shkak të terrenit të thyer malor dhe kjo ka bërë që zjarrfikësit të ngjiten në këmbë.