Pas sfilatës së fundit të brand-it prestigjioz ‘’Gucci’’ dhe paraqitjes së modeles së tyre kryesore, një lum komentesh negative dhe me përmbajtje raciste dhe diskriminuese janë bërë në rrjetet sociale për 23-vjeccaren Armine Harutyunyan, lidhur me pamjen e saj.
Armina është modelja e parë armene që sfilon për brand-in luksoz ‘’Gucci.’’
Ajo vjen nga një familje artistësh, prandaj thotë se preferon të pikturojë shpesh apo të merret me ilustrime dixhitale dhe dizajne grafike, të cilat janë edhe pjesë e punës së saj.
Edhe pse u kthye në një kryelajm botëror për pamjen e saj, ajo është shprehur se nuk dëshiron të heqë dorë nga modelingu, një nga pasionet e saj më të mëdha në jetë.

