Kreu i shtetit Ilir Meta ka ftuar dhe LSI-në në konsultime për datën e zgjedhjeve parlamentare të vitit të ardhshëm.
Mësohet se në këtë takim nuk do të shkojë Monika Kryemadhi, por nënkryetari i LSI-së Petrit Vasili.
Takimi me përfaqesuesin e LSI-së është përcaktuar të bëhet ditën e nesërme në orën 12:30.
Më herët Presidenti Ilir Meta i ka dërguar ftesë për takim të premten kryeministrit Edi Rama në orën 11:00, kreut të PD Lulzim Basha në orën 12:00, ndërsa Rudina Hajdarit në orën 17:30.