Google search engine
Home Politike Basha publikon raportin e EuCham: Vendit sot i duhet një model i...

Basha publikon raportin e EuCham: Vendit sot i duhet një model i ri ekonomik

0
365

Kreu i Partisë Demokratike Lulzi Basha përmes një postimi në Twitter thotë se raporti i fundit i EuCham e rendit Shqipërinë mes tre vendeve të fundit në Europë për të bërë biznes, duke thënë se qeveria ka dështuar. Sipas tij vendit i duhet një model i ri ekonomik me taksa të ulëta dhe mbështeje për sipërmarrjen.

POSTIMI I BASHES

Raporti i fundit i EuCham që e rendit 🇦🇱 ndër tre vendet e fundit në Europë për të bërë biznes, konfirmon qartë se kjo qeveri ka dështuar: sot kriza është shtrirë në çdo hallkë të ekonomisë. Me Ramën, Shqipëria u bë ndër vendet më të korruptuara, me taksat më të larta në rajon,më pak tërheqëse për investime. Vendit sot i duhet një model i ri ekonomik, me taksa të ulëta,mbështetje për sipërmarrjen, stimulim për investimet dhe bizneset që hapin vende pune. Me planin tonë ne do të kemi taksën e sheshtë 9%,do të luftojmë konkurencën e pandershme dhe korrupsionin, do ti japim frymëmarrje ekonomisë për të sjellë investime, mundësi punësimi me të ardhura dinjitoze dhe jetë më të mirë për të gjithë shqiptarët.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here