“Punonjësit e policisë nuk do të shtyjnë më automjetet”, Lleshaj: Investime në njerëz e teknologji…

0
293

Ministri i Brendshëm Sandër Lleshaj bëri të ditur nga Korça, ku prezantoi ekipin e ri që i bashkohet forcave “Shqiponja” se krahas investimit në njerëz do të ketë dhe investime në mjete.

Një flotë e re automjetesh do ti bashkohet policisë, që sic tha ministri nuk do të jetë më e nevojshme që forcat e policisë të shtyjnë makinat.

“Për të prezantuar këtë ekip të rinj që i shtohen policisë së shtetit dhe policisë së Korçës. Është një lajm i rëndësishëm sepse bëhet fjalë për investimin më të rëndësishëm, duke shtuar në një ditë 500 oficerë të rinj të cilët do të jenë të fokusuar në strukturat Shqiponja dhe në ato të kufirit. Ky investim është pjesë e angazhimit të qeverisë për të forcuar parametrat e rendit dhe sigurisë. Kjo do të thotë përmirësim i standardit të jetës së qytetarëve. Me këtë investim njerëzor ne dyfishojmë strukturën Shqiponja dhe patrullat e kufirit. Ne do të rrisim cilësinë e njerëzve që angazhohen. Këta djem dhe vajza janë një vlerë e shtuar e policisë së shtetit. Janë kapacitete njerëzor të motivuar mirë. Prapa tyre janë një flotë e re automjetesh që nuk ka më nevojë të shtyhen nga punonjësit e policisë, por kryejnë misionin për ti transportuar ata në kushtet komode të kryerjes së detyrës”, u shpreh Lleshaj.

Teksa përmendi të gjitha njësitë që veprojnë në policinë e shtetit, ministri Lleshaj u shpreh se investimi në njerëz dhe teknologji do të thotë më pak krime.

“Ne krehës njësisë shqiponja ne do të vazhdojmë të perfeksionojmë njësitë e tjera. Në harkun e dy viteve ne i kemi shtuar policisë një numër njësish të specializuara që kryejnë detyra të veçanta, siç është njësia E, njësia e luftës kundër krimit ekonomik, njësia K është njësia e kapjes së personave në kërkim, është një njësi e madhe dhe një risi në policinë e shtetit. Njësia tjetër është njësia I, ajo e inteligjencës, që ka fokus luftën kundër krimit të organizuar. Njësia C ka për të detyrë të angazhohet në luftën kundër krimit kibernetik.

Krimit duhet të luftohet në të gjithë gamën e tij. Besoj që kjo qasje për më shumë njerëz, kualitet për ta, më shumë teknologji dhe më shumë bashkëpunim besoj, se është qasja e duhur që do të na çoje në vijën e tendecës së mirë, duke reduktuar krimet.

Investimi në njerëz dhe teknologji përkthehet në më pak krim. Numri i vrasjeve është përgjysmuar në harkun 7 viteve. Kemi një rritje të investimeve përfshirë edhe investimet në fushën e personelit. Ne do të rrisim investimet, me qëllim që grafikët e krimit të ulen”, deklaroi ndër të tjera Lleshaj.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here