Grupi parlamentar socialist do të mblidhet në një nga komplekset turistike të Elbasanit një javë para nisjes zyrtare të punimeve të Kuvendit.
Mësohet se ata do të diskutojnë agjendën e tyre parlamentare, dhe qëndrimet që do të mbahen në adoptimin e ndryshimeve kushtetutese në Kodin e ri Zgjedhor. Jashtë vëmendjes nuk do të mbeten as çështjet e brendshme të kësaj partie.
Deputetët të ndarë sipas qarqeve kanë zonat e tyre të patronazhit, ku kanë dhe kontaktet e afërta me zgjedhësit dhe monitorojnë edhe organizimin e brendshëm të partisë. Gjendja e strukturave të PS në prag të nisjes së përgatitjeve për zgjedhjet parlamentare të 2021 pritet të jetë pjesë e axhendës së takimit të sotëm.
“Nuk ka zgjedhje të parakohshme për bashkitë, kryebashkiakët do të vijojnë mandatin e tyre. Unë nuk jam për lista të hapura, por çfarë nuk ndodh deri në fund. Kështu që, kjo fushatë është betejë e juaja”, është shprehur Edi Rama në mbledhjen e fundit me deputetët e tij, para votimit të ndryshimeve kushtetuese në Kuvend.