Një sherr masiv ka ndodhur mes disa personave në një lokal në Elbasan, ku njëri prej tyre ka përfunduar më urgjencë në spital. Mësohet se gjithçka nisi pasi ky grup personash kishte vendosur që të vinin nga fshati për të pirë diçka në Elbasan dhe në pijë e sipër ata kanë nisur të konfliktohen me njëri-tjetrin.
Teksa si fillim ata nisën të debatonin, situata degjeneroi deri në përdorimin e dhunës mes tyre. Përshkallëzimi i sherrit është ndaluar nga policia, e cila bëri të mundur shuarjen e konfliktit. Aktualisht personat e lënduar janë në spitalin e Elbasanit, ku një prej tyre paraqitet më rëndë.