Po transportonin kokainë me nëndetëse përmes Paqësorit, tre të arrestuar. Droga i përkiste…

0
337

Një nëndetëse që po transportonte kokainë me vlerë plot 18 milionë dollarë është kapur nga autoritetet kolumbiane dhe mësohet se ngarkesa i përkiste një karteli meksikan,

Nëndetësja u gjet 52 milje larg nga qyteti bregdetar i Paqësorit Tumaco dhe autoritetet kanë arrestuar 3 persona. Sipas Ministrisë së Mbrojtjes, nëndetësja që ka një vlerë prej 1,2 milionë dollarësh ka hapësirë për të transportuar deri në 3 ton kokainë.

Mediat kanë raportuar se transporti po kryhej nga Grupos Armados Organizados Residuales E-30, një nga organizatat kriminale më të rrezikshme kolumbiane. Kjo organizatë kishte marrëveshje për dërgimin e 1 ton kokaine për kartelin e Jalisco Anija ishte e pajisur gjithashtu me një sistem të veçantë navigimi satelitor.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here