Lëvizje në doganat shqiptare/Zbardhen emrat e shefave të rinj

0
334

Lëvizje të reja në doganat e vendit për sa i përket drejtuesve të tyre.

Nuk ka informacione rreth arsyeve që kanë çuar në një vendimmarje të tillë, ndërsa mësohet se në doganën e Tiranës është shkarkuar drejtori Skerdi Rama dhe në vend të tij është emëruar, Julian Mehja.

Pikën Kufitare të Kapshticës do ta drejtojë, Rubin Shehu, ndërkohë ndryshime janë bërë edhe në Doganën e Kakavijës pasi është larguar nga detyra Julian Çollaku dhe në vendin e tij e ka zënë Rubin Shehu.

Në Doganën e Bllatës do të jetë drejtor Bardhyl Dervishi ndërsa në Shëngjin, Artan Sulejmani. Në Rinas nga sot postin e rëndësishëm e mban Artan Biçpremti.

Në total janë ndryshuar plot 6 drejtorë.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here