“Nuk jam tip që qaj”/ Pas largimit nga ‘Top Channel’, moderatorja Dojna Mema tregon momentin e saj më të sikletshëm: Dola në skenë dhe harrova të vesh….

0
441

Prej dy ditësh po qarkullon lajmi se moderatorja Dojan Mema nuk do të jetë më në ‘Top Channel’ pasi emisioni i saj nuk do të rifillojë këtë sezon.

Mirëpo pas largimit nga ‘Top Channel’, Dojna duket se është bërë nostalgjike dhe përmes opsionit pyetje-përgjigje në “Instagram”, ajo i është përgjigjur pyetjes se kur ka qarë për herë të fundit dhe se cili ka qenë momenti më i sikletshëm në skenë.

“Nuk jam tip që qaj, i shpreh emocionet ndryshe. Momenti më i sikletshëm në skenë ka qënë kur bëra hapjen e e “ the voice kids 3” live dhe dola me atlete se harrova të vesh takat”, shprehet ajo.

Donja vazhdon të jetë tejet aktive në rrjete sociale, ku poston foto nga pushimet e saj që mesa duket kanë qenë një reflektim edhe për ndryshime të reja.

Së fundmi u konfirmua largimi i saj nga televizioni ku ajo u shfaq për herë të parë dhe ku u aprovua si një gazetare dhe më pas si moderatore.

“Nuk jam tip që qaj por...”/ Pas largimit nga ‘Top
“Nuk jam tip që qaj por...”/ Pas largimit nga ‘Top

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here