Një 46-vjeçar është vënë në pranga pasi ka kanosur me thikë dhe ka ushtruar dhunë fizike ndaj bashkëshortes dhe vajzës së tij.
Ngjarja e rëndë ka ndodhur në Elbasan ku efektivët janë njoftuar për rastin dhe janë nisur menjëherë drejt shtëpisë së D.A., duke e arrestuar në flagrancë.
NJOFTIMI I PLOTE
Elbasan
Kanosi me mjet të mprehtë dhe ushtroi dhunë fizike ndaj bashkëshortes dhe vajzës së tij, vihet në pranga 46-vjeçari.
Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Elbasan, arrestuan në flagrancë shtetasin:
D.A., 46 vjeç, banues në Elbasan, pasi në banesë ka kanosur me mjet të mprehtë thikë si dhe ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndajë bashkëshortes dhe vajzës së tij.
Materialet hetimore i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Elbasan, për veprën penale “Dhunë në familje”.