Plagosja në Shkodër, policia identifikon autorin. Në kërkim 35-vjeçari

    0
    363

    Mbrëmjen e djeshme dy të rinj u plagosën me armë zjarri në rrethana të paqarta, ndërkohë që policia njofton këtë të mërkurë se ka identifikuar autorin dhe është shpallur në kërkim,

    Edison Gjeka, 24 vjeç dhe Ndue Pali 24 vjeç sipas policisë janë plagosur pas një konflikti të çastit nga 35-vjeçari E.D.

    NJOFTIMI I PLOTE

    Shkodër

    Zbardhet ngjarja e ndodhur mbrëmë ku mbetën të plagosur dy shtetasit E. Gj. dhe N. M.

    Identifikohet dhe shpallet në kërkim autori i dyshuar i kësaj ngjarje.

    Nga strukturat e DVP Shkodër në bashkëpunim me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Shkodër, falë reagimit të shpejtë dhe si rezultat i veprimeve të shpejta hetimore në lidhje me ngjarjen e ndodhur mbrëmjen e datës 25.08.2020, u bë e mundur zbardhja e ngjarjes, identifikimi dhe shpallja në kërkim e autorit të dyshuar, shtetasit E. D., 35 vjeç, banues në lagjen Skënderbeg, Shkodër.

    Ky shtetas gjatë një konflikti të çastit, ka qëlluar me armë zjarri duke i plagosur në këmbë, shtetasit E. Gj., 24 vjeç, banues në fshatin Bradhaj, Shkodër, dhe N. M., 24 vjeç, banues në Shkodër, të cilët pas mjekimit të marrë në Spitalin Rajonal Shkodër janë larguar për në banesë.

    Materialet iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër për veprat penale “Plagosja e lehtë me dashje” dhe “Armëmbajtja pa leje”.

    LEAVE A REPLY

    Please enter your comment!
    Please enter your name here