Rektori i Universitetit të Mjekësisë në Tiranë, Arben Gjata u komentuar shumë dje pasi u filmua duke fshirë djersët me maskë mbrëmë teksa ishin tek Presidenti Meta.
Mirëpo, duket se Gjata nuk e ka fare mirë raportin me maskën edhe pse mjekët këshillojnë vazhdimisht që ajo të mbahet, sidomos në ambiente të mbyllura.
Gjatë ditës së sotme, në faqen e Universitetit të Mjekësisë është publikuar një fotografi ku duket Gjata, i cili bashkë me pjesën tjetër të stafit urojnë për emërimin dekanin Xheladin Draçini për detyrën e re.
Edhe pse janë në ambient te mbyllur, Gjata dhe të tjerët nuk e kanë parë të arsyeshme të vendosin maskën.
