Zbardhet sherri ku u përfshi kapiteni i Manchester United/ Biznesmeni shqiptar i ngacmoi motrën dhe…

0
303

Kapiteni i Manchester United, Harry Maguire u kthye në lajmin kryesor të gushtit me sherrin ku u përfshi disa ditë më parë në ishullin grek të Mykonosit. “The Sun”, shkruan sot se Maguiereu arrestua pasi u përpoq të ndihmonte motrën e tij, e cila ishte qëlluar me thikë nga një biznesmen shqiptar i njohur si “pjesë e bandave”.

Burimet mbrëmë thanë se ylli i Manchester United ishte me partnerin Fern Haëkins në një bar në Mykonos të enjten kur motra e tij Daisy ishte pranë një grupi burrash shqiptarë.

Njëri nga burrat, i përshkruar si “bandit”, nisi të fliste me Daisyn. Kur ajo e refuzoi, ajo ngeci tek një mjet metalik prerës duke nisur t’i dalë gjak dhe të kërkojë ndihmë. Menjëherë u fut Harry dhe këtu nisi një luftë.

Një burim tha: “Harry pa atë që po ndodhte dhe këtu gjërat u nxehën. Ai u përpoq të dilte nga klubi dhe donte të merrte një taksi. Por ai përfundoi duke u zënë me disa policë dhe përfundoi në një stacion policie.”

Pas arrestimit, ai e kaloi pjesën tjetër të natës në një dhomë të paraburgimit në stacionin e policisë në ishull, ku i magjepsi policët duke biseduar me ta për futbollin. Ata i sollën edhe ushqim kapitenit të Manchesterit, derisa ai u dërgua me një traget në Siros, në orën 02:00 të së premtes dhe e kaloi natën atje në një qeli.

Ai u lirua me kusht për t’u larguar nga vendi, pasi u akuzua për sulm, abuzim verbal dhe ryshfet.  Maguire nuk ka pse të marrë pjesë në gjyqin e tij në Siros të Martën, ku dënimi maksimal mund të ishte tre vjet burg, por “The Sun” kuptoi që ylli mund të marrë një dënim me kusht. Maguiere ka shpenzuar në këtë klub një faturë prej 63 mijë paund në 5 orë të qëndrimit, e më pas e gjitha përfundoi në përleshje.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here