Transmetimi dhe përhapja e koronavirusit në shkolla është e rrallë thotë Shëndeti Publik Angli pas një studimi të ri të saj.
Vetëm 0.01 për qind e parashkollorëve dhe shkollës fillore që janë hapur në Britaninë e Madhe në qershor pati një numër infektimesh prej 70 fëmijësh dhe 128 infektime në staf.
Studimi, i kryer nga shkencëtarët e Shkollës Londineze të Higjienës dhe Tropical Medicinë në Universitetin St. George thonë se fëmijët kanë më shumë gjasa të marrin virusin në shtëpi se sa në shkollë.
Kjo vjen pasi këshilltari mjekësor britanik Chris Whitty thotë se shanset që fëmijët të ndërrojnë jetë nga COVID-19 është shumë i vogël, por mungesa e mësimit “dëmton fëmijët afatgjatë”.










































