Aktori Mirush Kabashi prej dy vitesh luftonte me një sëmundje të rëndë, një lajm tronditës për aktorin e madh shqiptar.
Lajmin e dha një punonjëse spitali, e cila publikoi në maj të këtij viti një foto me aktorin e madh. Ata ndodheshin në ambientet e spitalit ku aktori ishte në një karrige me rrota.
Mjeshtri i madh sapo kishte dalë nga një seancë radioterapie, pasi vuante prej dy vitesh nga një sëmundje e rëndë. Ajo që të bën përshtypje është fakti që aktori i madh, sot 72 vjeç, nuk e ka humbur besimin dhe shpresën, sepse edhe në atë gjendje, ai pozon duke buzëqeshur.
Por çfarë bëhet sot pas disa muajsh me të madhin Mirush Kabashi?

Panorama Plus thotë se përgjigjen mund ta merrni nga kjo foto e bërë pak ditë më parë në rrugët e Tiranës nga paparazzi i saj. Siç mund ta shikoni nga fotoja, duket se shëndeti i aktorit është përmirësuar dukshëm.
I veshur sportiv, por i ndihmuar nga një shkop për të ecur. Kabashi është i shoqëruar nga bashkëshortja e tij. Është me të vërtetë për t’u çuditur se si mund të strehohej një sëmundje në trupin e Kabashit.










































