“Zhgenjen” Interi/ Sevilla merr kupën e Europës

0
272

Sevilla ka triumfuar në finalen e Europa League përballë Interit.

Pjesa e parë e ndeshjes ishte e mbushur me emocione dhe me katër gola që u shënuan Lukaku dhe Godin për zikaltrit, dhe nga De Jong për Sevillan.

Në pjesën e dytë, e cila nisi më qetë, goli i avantazhit erdhi për spanjollët në minutën e 74, kur një gol i Diego Carlos, i cili mund të konsiderohet pa dyshim dhe autogol i Lukakut, preku portën e zikaltërve.

Inter kërkonte sot trofeun e 4-t të Europa League, dhe të parin që kur kompeticioni i dytë më i rëndësishëm nisi të quhet kështu, kurse Sevilla thelloi rekordin me 6 trofe.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here