Plas sherri në një lokal në Divjakë/ I riu tenton të vrasë me thikë një 34-vjeçar, Policia jep detaje mbi ngjarjen

0
297

Elidon Tarko është arrestuar nga policia pasi tentoi të vriste me thikë një 34-vjeçar. Policia bën me dije se “sot, rreth orës 10:20, në një lokal në fshatin Spolatë, Divjakë, shtetasi E. T., 30 vjeç, banues në Gradishtë, për motive të dobëta, ka tentuar të vrasë duke e goditur me thikë shtetasin A.K., 34 vjeç, banues në Gradishtë.

Menjëherë pas marrjes së njoftimit kanë shkuar shërbimet e policisë Divjakë të cilët falë veprimeve të shpejta operacionale bënë të mundur kapjen e autorit, shtetasin E.T., i cili ishte larguar nga vendngjarja dhe ishte fshehur në një kanal.

Në cilësinë e provës materiale u gjet dhe u sekuestrua thika me të cilin autori kreu veprën penale.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes”.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here