Ndryshimet në qeveri dhe strukturat drejtuese/Zbardhen detajet kur do mblidhet Asambleja e Partisë Socialiste

0
270

U bënë plot 6 muaj dhe socialistët nuk kanë rinovuar asnjë nga organet e reja drejtuese.

Pandemia është bërë shkak për mosmbledhjen e Asamblesë Kombëtare.Por, sezoni i ri politik duket se do të jetë edhe koha e duhur, sipas Selisë Rozë, për të rifreskuar organet drejtuese.

Prej kohësh në media përflitet për ndryshime në radhët e kabinetit qeveritar si dhe në postet ekzekutive të PS, por asnjë informacion nuk ka marrë konfirmimin e drejtuesve të PS.

Vetëm zhvillimi i Asamblesë pritet t’i shuajë ose konfirmojë zërat për këto ndryshime.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here