Ledri Vula dhe Sara Hoxha do të bëhen prindër të një vajze, teksa bukuroshja tashmë nuk mundohet të fshehë më barkun pasi lajmi u bë publik prej tyre disa javë më parë.
Fansat mezi po presin që familjes Vula t’i shtohet një pjesëtare e re, që duke marrë parasysh mamin dhe babin do jetë një nga bebat më të bukura.
Një ndër detajet për të cilat jemi më shumë kuriozë është edhe emri i të voglës për të cilin së fundmi në rrjet po qarkullon një teori.
Ka qenë pikërisht kjo varëse e Sarës, që ka ngritur dyshime se emri i vajzës do të fillojë me shkronjën “H”, pasi bukuroshja nuk është parë ta ketë vendosur më herët. Megjithatë, kjo mbetet në kuadrin e thashethemeve, pasi varësja mund të lidhet edhe me mbiemrin e saj, Hoxha.
Epo, durim edhe disa muaj…