Si do të bëhet mësim në kushtet e COVID? Zbardhet udhërrëfyesi i ISHP-së

0
438

Kur shkollat u hapën më 18 maj për maturantët ekspertët e ISHP-së hartuan protokollin e masave se si do të bëhej mësim. Por në kushtet kur shkolla do të nisë për të gjithë nxënësit nevojitet një plan i ri që po hartohet nga autoritetet.

Panorama shkruan se në vija të përgjithshme udhërrëfyesi i hartuar në 4 maj vlen.

Hyrje-daljet e nxënësve në shkolla do të bëhen me grafik dhe sipas një skeme të mirëpërcaktuar nga drejtuesit. Radhë dyshe në oborr në pritje të mësimit nuk do të ketë.

Një distancë 1.5 deri në 2 metra do të duhet të respektohet si në ambientet e jashtme, ashtu edhe në klasa. Daljet në korridor për nxënësit janë të përjashtuara. Ushqimi në klasë, gjithashtu.

Një personel nga shkolla do të ngarkohet çdo ditë në hyrje të derës për të matur temperaturën me termometër dixhital, si dhe dezinfektimin e duarve të nxënësve.

Kontrolli i shamisë me vete në kohët e dikurshme, tanimë zëvendësohet me maskë. Edhe gjatë orëve mësimore, nxënësve do t’u flitet vazhdimisht për kontrollin e higjienës, ndërsa shkolla duhet të kryejë çdo ditë pas mësimit dezinfektimin e ambienteve.

Udhërrëfyesi shkon më tej, duke kërkuar për çdo prind, që çdo ditë të plotësojë një formular vetëdeklarimi për situatën shëndetësore, e cila do t’u shërbente epidemiologëve për hetimin e një vatre të mundshme infeksioni.

Nuk dihet se ku mund të nënshkruhet kjo deklaratë nga prindi, i cili, po sipas të njëjtit dokument, nuk lejohet të futet brenda mjediseve të shkollës për asnjë arsye.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here