Trajneri i Crvena Zvezdës po nxitonte për në konferencë, bën aksident me Lamborghini

0
415

Trajneri i Crvena Zvezdës, Dejan Stankoviç, ka bërë një aksident me makinën e tij tip Lamborxhini, teksa po nxitonte për të shkuar në konferencën për shtyp në prag të sfidës së kampionatit, që rivalja e Tiranës në Champions, do të zhvillojë ditën e nesërme.

Për fat të mirë, ish-mesfushori legjendar i Interit, nuk ka pësuar dëmtime fizike, teksa thjesht bëhet fjalë për një përplasje me një mjet tjetër të tipit Pezho, dhe dëme të vogla materiale.

Makina e Stankoviçit, raportohet nga mediat serbe, se u zhduk menjëherë pas përplasjes dhe është shfaqur sërish në vendngjarje pas 15 minutash nga kreu i stafit të Crevena Zvezdës, Goran Negiç, për të vazhduar me investigimet.

Vlen të theksohet se trajneri e humbi konferencën për shtyp, ndërkohë që para mediave doli ndihmësi i tij.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here