Zoran Zaev dhe Ali Ahmeti kanë arritur marrëveshjen e bashkëqeverisjes. Pritet që sot të zyrtarizojnë marrëveshjen për koalicionin që do të sjellë një rinovim i qeverisë në Maqedoninë e Veriut.
Mediat maqedonase bëjnë me dije se edhe për 4 vite nuk do të ketë një kryeministër shqiptar.
Ministria e Financave do të jetë një nga ministritë që definitivisht do ti takoj BDI, ndërsa nga miministritë e tjera janë: Ministria për Sistem Politik dhe Marrëdhënie Ndëretnike, Ministria e Mbrojtjes, Ministria e Administratës dhe Shoqërisë Informatike, Ministria e Ekologjisë, Ministria e Pushtetit Lokal, etj.
Nga postet e zvkryeministrave, BDI do të ketë sërish zvkryeministrin për integrime evropiane.
Në lojë për ndonjërën nga këto ministri është edhe Lëvizja BESA, ku në lojë është edhe Ministria e Kulturës dhe ministri pa resor që do shndërrohet në drejtori, raporton INA.