‘E shtyve dasmën?’/ Armina zbulon se çfarë i prishi planet dhe detaji që tërhoqi vëmendjen e të gjithëve në fundshpinën e saj nga plazhi

0
375

Blogerja e njohur, Armina Mevlani, është shumë aktive në rrjetet sociale, ku tregon shumë nga jeta e saj personale. Mevlani ka folur shumë shpesh për organizimin e një ceremonie dasme.

Duket se kjo festë ende nuk do të zvillohet për blogerën e njohur, Armina Mevlani, e cila ka folur prej disa kohësh për planet për dasmë.

armina67

Armina kishte nisur përgatitjet rreth një vit më parë, por ndryshe nga çdo herë tjetër, këtë vit ka edhe një pengesë, koronavirusin.

Armina është shumë aktive në rrjetet sociale dhe ditën e djeshme ka zgjedhur t’u përgjigjet disa pyetjeve nga ndjekësit në llogarinë e saj në Instagram.

Njëra prej tyre e pyeti: “E shtyve dasmën për shkak të Covidit?” dhe përgjigja e Arminës ishte:

“Po, sepse mendoj se në një kohë si kjo nuk duhet të organizohen grumbullime. Shumë dasma janë vatra infektimesh për shumë njerëz. Qëndroni të sigurtë”.

Duket se ajo së bashku me partnerin e saj, Shkëlzen Berisha, djalin e ish-kryeministrit Sali Berisha, e kanë patur çdo gjë gati, por pandemia ua ndërpreu hovin në mes.

Armina ka shuar edhe kureshtjen për tatuazhin që ka në fundshpinë, i cili është fraza “La dolce Vita”.

armina1
armina2

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here