Situata epidemiologjike paraqitet me rritje të numrit të të prekurve nga Covid-19 dhe me shtrime të reja në spitalin Infektiv dhe “Shefqet Ndroqi”. Gjatë 24 orëve të fundit janë kryer 474 testime për të dyshuar të prekur nga Covid-19, ku 123 persona janë konfirmuar të prekur nga virusi Covid 19. 2335 raste aktive rezultojnë në të gjithë vendin dhe po ndiqen nga mjekët e familjes.
Shpërndarja gjeografike e rasteve pozitive ditore është si vijon:
59 raste në Tiranë, 12 në Durrës, 11 në Fier, 10 në Korçë, 7 në Shkodër, nga 4 raste në Krujë, Mat, nga 2 raste në Lezhë, Kavajë, Kukës, Berat, Kamëz, nga 1 rast në Devoll, Elbasan, Has, Vlorë, Kolonjë, Malësi e Madhe.
Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:
Tiranë 1285
Durrës 291
Shkodër 215
Fier 95
Vlorë 93
Lezhë 79
Korçë 75
Kukës 68
Elbasan 52
Berat 29
Dibër 28
Gjirokastër 25