U arrestuan gjatë një operacioni antidrogë/ GJKKO kthen në Kukës dosjen e 19 personave, mes tyre vëllai i kryebashkiakut të Fushë-Arrëzit

0
287

Gjykata e Posaçme e Apelit Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka rikthyer në Gjykatën e Kukësit çështjen e 2 prej personave, nga 19 të arrestuarit gjatë një operacioni për kultivimin e kanabisit në Fushë-Arrëz.

Trupa gjykuese me në krye Sokol Binaj, ka pranuar ankimet e të arrestuarve, Arben Tuçi, i cili është edhe vëllai i kryebashkiakut të Fushë-Arrëzit, Fran Tuçi dhe Durim Vatës, duke bërë kështu që çështja të dalë jashtë juridiksionit të GJKKO-së dhe SPAK, duke e kaluar kështu dosjen në gjykatën e Kuksit.

Masën për 17 të tjerët Apeli i GJKKO e shtyu për në 10 korrik.

Kujtojmë që policia ka arrestuar 19 persona, mes tyre vëllai i kryebashkiakut të Fushë-Arrëzit Arben Tuci në Fushë-Arrëz.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here