Google search engine
Home Rajoni Kosova Deklarata e ish-këshilltarit të Trump: Shkëmbimin e territoreve mes Kosovës e Serbisë...

Deklarata e ish-këshilltarit të Trump: Shkëmbimin e territoreve mes Kosovës e Serbisë e kërkuan këta dy politikanë

0
362

Ish-Këshilltari për Siguri Kombëtare të Shtëpisë së Bardhë, John Bolton u shpreh se ideatorët e vërtetë të shkëmbimit të territoreve mes Kosovës dhe Serbisë janë Hashim Thaçi dhe ALeksandër Vuçiç.

Bolton është shprehur se marrëveshja për shkëmbimin e territoreve kundërshtohej nga disa vende europiane, por nëse arrihej në një marrëveshje, vështirë se do të gjendeshin forcat që shtetet europiane t’i dilnin kundër.

“Nuk ka qenë ideja ime shkëmbimi i tokave, janë liderat e Kosovës dhe Serbisë që e kanë kërkuar.

Një nga gjërat që do të diskutonim ishte këmbimi i tokave, por në Ballkan dhe Europë u prit me kundërshtime se kishin frikë se një shkëmbim tokash atje mund të ndodhte edhe në Europë gjetkë. Kjo ka ndodhur në histori, diçka me të cilën duhet të jetoni, ta pranoni. Nëse Kosova dhe Serbia do kishin arritur marrëveshjen, dhe do të ishte një pjesë e saj ndërrimi i tokave, dhe një pjesë e BE do ishte kundër dhe do e kundërshtonte vallë? Kjo nuk do ndodhte”, tha ai për emisionin “Fokus”.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here