Ministria e Shëndetësisë ka bërë të ditur se janë konfirmuar me koronavirus 82 raste të reja dhe 3 persona të prekur me Covid-19 kanë ndërruar jetë.
Ministria raportoi se në qytetin e Durrësit ishin konfirmuar 4 raste të reja me Covid-19. Sipas burimeve rastet e reja i përkasin tre punonjësve të Inspektoriatit Shëndetësor. Këta të fundit dyshohet të jenë infektuar në terren, pasi shkojnë për kontroll nëpër lokale, se sa zbatohen masat e vendosura për frenimin e përhapjes ë virusit.
Ndërsa rasti i katërt në Durrës i përket një inspektori të AKU-së. Ndërsa në Elbasan bëhet me dije se rasti i vetëm i konfirmuar edhe zyrtarisht sot në këtë qytet, i përket një punonjëse të një banke të dytë e cila ka rezultuar pozitive.
Kjo ka detyruar stafin të mbyllë shërbimet për klientët.Sakaq janë marrë 40 tamponë tek të gjithë të afermit dhe miqtë e infermieres e cila rezultoi pozitive dy ditë më parë bashkë me bashkëshortin dhe dy djemtë e saj. Pritet pergjigja brenda 24 oreve.





































