ISHP njoftoi për 33 raste të reja me koronavirus gjatë 24 orëve të fundit në të gjithë vendin, nga të cilat 23 ishin vetëm në Tiranë.
Sipas ABC News dy ndër rastet pozitive të konfirmuara 24 orët e fundit në Tiranë janë mësuese në një prej gjimnazeve në qendër të Tiranës.
Mësohet se ato nuk kanë qenë të pranishme gjatë provimeve të maturës të dhëna nga maturantët gjatë ditëve të fundit.
Shqipëria numëron gjithsej 792 raste aktive në të gjithë vendin, ku 366 prej tyre janë në Tiranë, 150 në Durrës dhe 133 në Shkodër.









































