Pas konfirmimit të rasteve me COVID-19 të dy gardistëve në Kryeministri, dyshohet se të paktën në njëra nga qendrat tregtare në periferi të Tiranës tre destiancione, një dyqan veshjesh shumë i famshëm, një dyqan pajisjesh elektrike dhe një supermarket kanë punonjës të dyshuar me Covid-19 dhe janë raste në hetim.
Ndërsa sot 82 raste me Covid-19 janë konfirmuar në vend në 24 orët e fundit. Kjo është shifra më e lartë që vendi ynë ka regjistruar ndonjëherë që nga fillimi i pandemisë.
Kryeministri Rama ka paralajmëruar se mund të riktheje karantinën nëse nuk reflektojmë të gjithë.









































