Ministria e Arsimit ka bërë publike përgjigjet e testit të matematikës për Maturës Shtetërore 2020. Ndryshe nga çelësi i përgjigjeve për testin e Gjuhës Shqipe dhe Letërsisë që u publikua me vonesë e që shkaktoi protesta, maturantët u njohën me përgjigjet e matematikës brenda datës 15 qershor.
Tani më edhe një provim ka mbetur për mbi 32 mijë maturantë. Në 18 qershor përfundojnë sezonin e provimeve me lëndën me zgjedhje, ndërsa vijojnë protestat për tezën e gjuhë-letërsisë.
















































