Google search engine
Home Sociale Situatë alarmante/ Zgjerohet harta e shpërndarjes së koronavirusit në vend, MSH: Gjendja...

Situatë alarmante/ Zgjerohet harta e shpërndarjes së koronavirusit në vend, MSH: Gjendja është përkeqësuar!

0
390

Vazhdon rritet numri i te prekurve me koronavirus në vendin tonë, duke shkuar në 1299 persona, me 36 raste të reja ne 24 orët e fundit, prej të cilave 27 raste janë konfirmuar në Tiranë.

Rastet e reja, sipas Ministrisë së Shëndetësisë kanë dalë pas testimit të kryer në personat e dyshuar gjatë 24 orëve të fundit.

COVID-19/ Ministria e Shëndetësisë: 36 raste të reja, shkon në 1299 numri i të prekurve

Sot dita me numrin më të lartë të rasteve të reja. Grumbullimet masive dhe mosrespektimi i masave shkaku kryesor

Silva Bino

Instituti i Shëndetit Publik

Situata e Covid 19 është përkeqësuar, rastet janë shtuar dhe sot kemi 36 raste ku 27 raste i përkasin Tiranës.

Kjo situatë nuk ishte kaq e papritshme për shkak të grumbullimeve masive që kanë ndodhur ditët e fundit. Jo vetëm grumbullimet, por edhe mosrespektimi i këshillave, në lidhje me distancimin fizik, në lidhje me mbajtjen e maskave, në lidhje me shumë elementë të tjerë të kujdesit personal qoftë edhe të higjienës.

Të gjithë qytetarët, të gjithë ne duhet të jemi të përgjegjshëm që Covid19 nuk ka ikur nga vendi jonë. Deri më tani, deri në fillimin e hapjes së masave kishim një numër një shifror, e cila erdhi si rezultat i masave drastike, i sakrificës së gjithësecilit. Por kjo nuk do të thotë që me hapjen e masave ne të shpërdorojmë çdo këshillë dhe të shpërdorojmë atë që ne vetë sakrifikuam.

Në 24 orët e fundit janë testuar 359 persona të cilët janë dyshuar për Covid19 dhe prej të cilëve kanë rezultuar 27 raste në Tiranë, 4 raste në Shkodër, 2 raste në Kamëz, 1 rast në Durrës, 1 në Lushnje dhe 1 në Lezhë.

Të gjitha këto raste janë shfaqje e mosrespektimit të shumë rregullave e them dhe njëherë, të distancimit fizik apo të përgjegjshmërisë personale apo kolektive në lidhje me punëdhënësit apo punëmarrësit.

Një pjesë e mirë e tyre janë kontakte të rasteve pozitive që tregon që gjurmimi në terren po kryhet në mënyrë të fuqishme, i cili do të vazhdojë dhe do të përforcohet në javët në vijim.

COVID-19 – Statistika (9 Qershor 2020)

Testime totale 18960

Testime molekulare 16716

Testime serologjike 2244

Raste pozitive 1299

Raste të shëruara 960

Raste Aktive 305

Humbje jete 34 (Qarku Tiranë 21, Durrës 6, Fier 3, Vlorë 1, Shkodër 2, Kukës 1)

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive është si vijon:

Tiranë 204

Shkodër 29

Krujë 24

Kamëz 19

Durrës 10

Mat 9

Lushnje 4

Tropojë 2

Korçë 1

Librazhd 1

Mallakastër 1

Lezhë 1

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here