Google search engine
Home Sociale Një tjetër skandal seksual/ Polici i doganës së Kakavijës i kërkoi seks...

Një tjetër skandal seksual/ Polici i doganës së Kakavijës i kërkoi seks një gruaje në këmbim të kalimit ilegal në Greqi, kamera e fshehtë e nxjerr zbuluar

0
402

Fiks Fare denoncoi mbrëmjen e së hënës një punonjës të Policisë së Shtetit, me detyrë në pikën e kalimit kufitar në Kakavijë, Gjirokastër, i cili u ka kërkuar disa qytetareve marrëdhënie intime në këmbim të kalimit të tyre ilegal në Greqi.

Nëpërmjet kamerave të fshehta, emisioni investigativ faktoi se punonjësi ka lidhje të forta me grupet kriminale që trafikojnë njerëz për në Greqi. Duke shfrytëzuar këto lidhje, punonjësi u kërkon favore këtyre shtetasve.

Një qytetar i ka treguar Fiksit se pasi ka paguar 30 euro, polici i kufirit ka “mbyllur një sy” dhe e ka lejuar të kalojë në territorin grek. Ndërkohë, gruaja e tij ka kaluar në mënyrë të rregullt në kufi, me taksi. Aty ajo është ngacmuar seksualisht nga polici që i kishte lejuar bashkëshortin të kalonte “nga mali”.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here