Google search engine
Home Sociale Shpërthen një tjetër vatër/ Koronavirus rikthehet sërish në këtë qytet të vendit,...

Shpërthen një tjetër vatër/ Koronavirus rikthehet sërish në këtë qytet të vendit, një çift konfirmohet pozitiv dhe vetëizolohet

0
390

Një çift është konfirmuar pozitiv me koronavirus në Tropojë, duke rikthyer sërish infeksionin në qytetin verior.
Sipas burimeve të Ora News nga spitali i Tropojës, çifti nga fshati Berbat i Tropojës ka kryer analizat dhe pas testimit të tyre në laborator, ai ka rezultuar pozitiv me covid-19. Tropoja prej ditësh ishte kthyer në një zonë të gjelbërt pasi 4 rastet e konfirmuara në fillim të pandemisë, morën shërbim mjekësor dhe e kaluan infeksionin.

Aktualisht dy të infektuarit me covid-19 ndodhen në shtëpinë e tyre dhe po marrin shërbim mjekësor, ndërsa hetimi epidemiologjik vijon për të identifikuar personat e tjerë që mund të jenë të infektuar apo origjinën e infektimit të çiftit.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here