Google search engine
Home Sociale Arbana Osmani bën publike historinë tronditëse/ Vajza 12-vjeçare rrëfe si u abuzua...

Arbana Osmani bën publike historinë tronditëse/ Vajza 12-vjeçare rrëfe si u abuzua seksualisht nga roja i jetimores dhe më pas nga polici ku e denoncoi

0
377

Moderatorja shumë e dashur për publikun, Arbana Osmani përmes një postimi në Instagram ka bërë të ditur se të shtunën në “Dua të bëj të lumtur” do të transmetohet një histori tronditëse.

Një vajzë 12-vjeçare është abuzuar nga roja i jetimores dhe nga polici pasi ka denoncuar, tregon Arbana.

“Të shtunën, më 6 qershor tek Dua të të bëj të lumtur’ një vajzë rrëfen për herë të parë në një studio televizive se si është abuzuar që në moshë 12-vjecare nga roja i jetimores së Shkodrës dhe pasi e ka denoncuar në polici, ky i fundit ka abuzuar me të”, shkruan Arbana.

Kujtojmë që ditët e fundit ka tronditur mbarë opinionin publik historia e 15-vjeçares së abuzuar në Tiranë nga një 65-vjeçar, i cili e shantazhonte me publikimin e një videoje.

Arbana Osmani bën publike historinë tronditëse, vajza

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here