Google search engine
Home Sociale Detaje shokuese/ Gazetarja: Vajza e abuzuar tregoi se edhe dy shoqe të...

Detaje shokuese/ Gazetarja: Vajza e abuzuar tregoi se edhe dy shoqe të saj ishin ngacmuar nga roja i shkollës

0
347

Detaje të tjera shokuese ka rrëfyer në studion e emisionit “Me Zemër të Hapur” në News 24, gazetarja Dorjana Bezat.

Ajo thotë se minorenia ka zbuluar në polici se pre e e abuzimit ishin edhe dy shoqet e saj. Masdje shton se edhe këto vajza janë ngacmuar nga Abas Doku.

“Vajza ka thënë se edhe dy shoqe të saj kanë pësuar të njëjtën gjë, janë abuzuar në këtë shtëpi. Njëra nga vajzat e tjera është shpërngulur me familjen jashtë Shqipërisë, nuk është këtu. Ndërsa vajza tjëtër jeton në Babrru. Duhet të ketë hetime edhe për këto raste”,- tha gazetarja.

Në një lidhje telefonike me emisionin mësuesja kujdestare e vazjës deklaroi se gjatë kohës që e mitura ka qënë në shkollë nuk ka shfaqur ndonjë shenjë shqetësuese. “Nuk kam vënë re asgjë shqetësuese gjatë kohës së gjimnazit…Një herë kur ka munguar 2 apo 3 ditë vura në dijeni nënën. Ajo erdhi në shkollë, më solli raport. Diskutuam dhe më tha se ishte e sëmurë me temperaturë”.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here