Sejko sqaron procedurat e shtyrjes së kredive/ Përfitojnë fasonët dhe sektori i turizmit

0
383

Guvernatori i Bankës së Shqipërisë ka dhënë sqarime mbi vendimin për shtyrjen e kredive. Gjatë një interviste televizive Gent Sejko theksoi se kreditë do të shtyhen deri në 31 gusht duke përfshirë këtu individët edhe bizneset. Ndërsa sqaroi më tej se, përfituesit duhet të vërtetojnë se kanë të pamundur të paguajnë taksën për shkak të dëmtimit nga mbyllja e aktivitetit. “Afati i kredive shtyhet deri më 31 gusht. Ky vendim vjen në kuadrin e koordinimit institucional për të lehtësuar, tejkaluar krizën e krijuar nga pandemia. Shtyrja bëhet si për klientët biznese ashtu edhe për individët. Por klientët duhet të paraqiten tek Banka e Nivelit të Dytë dhe do të duhet të provojnë që kanë vështirësi për ta shlyer kredinë”, tha Sejko. Ndërkohë ai tregoi se kjo është hera e fundit që shtyhen kreditë, ndërsa shtoi këtu se fokusi do të jetë tek operatorët turistikë dhe fasoneritë duke qenë se janë më të prekurit nga fatkeqësia natyrore. “Kjo është shtyrja e fundit, është aplikuar si një aproc standard. Janë marrë edhe vendime të tjera për t’iu mundësuar bankave ristrukturim më të thellë për klientët që kanë vështirësi të mëdha, siç janë fasonët apo sektori i turizmit, apo të tjerë që përballen me më shumë vështirësi dhe që do kenë mundësinë e ristrukturimit të kredisë. Kjo do jetë specifike për secilin rast”, theksoi ai. Sipas tij parashikimet për rënin ekonomike janë drastike, të përafërtat me ato të FMN, Bankës Botërore dhe BERZH. Por, deri më tani parashikimet nga BSH tregojnë për një tkurrje ekonomike deri në 6 për qind. “Ne jemi duke bërë parashikime, 2020 do ketë rënie të fortë ekonomike pasi të gjitha shtetet janë mbyllur, izoluar për shkak të pandemisë. Kjo ka ndikuar në ekonomi. Shifrat e rënies janë të thella edhe nga vlerësimet e bëra nga FMN dhe BB deri në -9 apo në -10 për qind në vende të zhvilluara. Ne parashikohet të kemi një rënie -6 %. Në 2021 do jetë vit i ringritjes ekonomike. Kjo rënie do rikuperohet në vitin e ardhshëm”, sqaroi ai. Për sa i përket garancisë së parë sovrane Sejko sqaroi për aplikantët se 350 kërkesa janë akoma në shqyrtim, pasi edhe bankat kanë nevojë për kohën e tyre në mënyrë që të mos cenohet qëndrueshmëria ekonomike. Ndërsa deri më tani ato i janë përgjigjur pozitivisht procesit.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here