Inspektoriati Shtetëror Shëndetësor po zhvillon një kontroll në Call-Center-in i pozicionuar në zonën e Laprakës në Tiranë, në të cilin rezultuan të infektuar 15 punonjës. Bëhet me dije se në godinën ku ndodhet ky biznes ka edhe call-center të tjerë, në të cilat po zhvillohet gjithashtu kontrolle.
Të njëjtat burime bëjnë me dije se ISHSH do të mbyllë Call-Center-in, ku rezultuan 15 të infektuarit. Sipas Ministrisë së Shëndetësisë, punonjësit u infektuar nga një person, i cili rezultoi dy ditë më parë i prekur nga COVID-19.
Ndërkohë, ministria e Shëndetësisë bëri me dije ditën e sotme se gjatë orëve të fundit janë konfirmuar me COVID-19 25 persona. Harta është zgjeruar me 24 raste të reja në Tiranë dhe 1 në Durrës. Ndërkohë gjatë orëve të fundit ka humbur jetën një 69-vjeçar me iniciale S.K, i cili po merrte mjekim në spitalin Infektiv. Numri total i shëruarve ka shkuar në 803.









































