‘Je pjesmarrës në krim’/ Imami akuzon rëndë Arjan Çanin: Pronari yt ka zaptuar ish-kinostudion, ti merr rrogë…

0
372

Ka zgjatur për shumë minuta debati mes aktorit Artan Imami dhe moderatorit Arjan Çani, mbrëmjen e sotme në emisionin Open të Eni Vasilit.

Çani i tha Imamit se duhet t’i vijë turp që mbështet shembjen e teatrit, ndërsa ky i fundit e akuzoi se është pjesmarrës në krim, dhe se punon në një televizion, pronari i të cilit ka zaptuar tokën e ish-kinostudios.

Debati i plotë

Imami: Ore më di të pasur ti mua? Mendoni se marr rrogën që merrni ju në televizione?

Çani: Çlidhje ka kjo?

Imami: Si nuk ka lidhje more? Ti je pjesmarrës në një krim sepse punon në një televizion që ka zaptuar kinostudion.

Çani: Po çfarë lidhje ka kjo?

Imami: Më akuzove mua, pse akuzon kot?

Çani: O Tano duro duro

Imami: Aty ku bëheshin filma, ajo tokë iu dha kujt iu dha, ju aty merrni rroga milionëshe, dhe më flisni mua për interesa.  

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here