Gjykata e Apelit ka lënë në burg Altin Ndocin, i cili akuzohet për dy atentate me katër viktima në qytetin e Durrësit.
Ndoci njihet si organizator i atentateve, ku në datën 2 mars mbetën të vdekur Anxhelo Avdia dhe Dorjan Shkoza, ndërsa në 27 prill u ekzekutuan vëllezërit Besmir dhe Viktor Haxhia.
Altin Ndoci ka qenë i arrestuar në vitin 2015 për disa vepra penale, por arriti që të dilte nga burgu falë manovrave të drejtësisë.
Në vitin 2015 ai u arrestua nga policia për 6 vepra penale të “Prodhimit dhe mbajtjes pa leje te armëve luftarake”, “Prodhimit dhe mbajtjes pa leje të armëve të ftohta”, “Mbajtje pa të drejtë e uniformes”, ” Mosbindja ndaj urdherit te punonjesit te rendit publik”, “Sigurimi i mjeteve per vjedhje”, “Vjedhjes”.
Gjykata e shkallës së parë e Tiranës e dënoi me 13 vite burg, por duke përfituar nga ulja e 1/3 së dënimit për shkak të gjykimit të shkurtuar, ai u dënua përfundimisht me 8 vite, por Ndoci e apeloi vendimin në vitin 2017.
Pretendimi i tij ishte se kishte probleme të rënda me shëndetin, ndaj trupa gjykuese me kryesuese Valdete Hoxhën dhe antarë Genti shalën dhe Astrit Haxhialushin vendosi që t’ia ulin dënimin nga 8 vite në 6 dhe me uljen 1/3 të burgimit u la të kryente 4 vite burg.
Ndoci doli nga burgu pas vetëm 3 vitesh, pasi 2 nga vitet e paraburgimit iu llogaritën 3 vite pasi kështu e parashikon ligji.
Nga dosja kanë dalë edhe detaje të reja, ku thuhet se Ndoci kamuflohej si punonjës i ministrisë së Financave duke mbajtur në xhamin e parë të makinës tabelën me mbishkrimin e kësaj ministrie.



































