“Më ka nxirë jetën”/ Zbardhet dëshmia e rëndë e vajzës

0
340

Detaje të reja zbardhen nga ngjarja e rëndë e ndodhur në Maliq të Korçës, ku një 37-vjeçar ka abuzuar seksualisht me të bijën e tij 18 vjeçe.

Sipas vajzës babai i saj prej kohësh pinte dhe dhunonte bashkëshorten ndërsa i ka kërkuar dhe asaj vetë të kryenin marrëdhënie.

Nga dëshmia vajza thotë se ka regjistruar bisedën me të atin ku shihet qartë se çfarë i kërkon 18 vjeçares.

“Prej kohësh prindërit nuk shkonin me njëri-tjetrin. Grindeshin shpesh dhe babai ushtronte dhune ndaj mamit. Ne jetojmë në Korçë me gjyshen. Ai pinte gjithmonë dhe ishte i dhunshëm. Disa herë më kërkonte të kryenim marrëdhënie. Kur isha më e vogël dhe nuk i kuptoja disa gjëra. Vendosa ta denoncoj sepse më ka nxirë jetën. E regjistrova me tel dhe dëgjohet qartë çfarë kërkon. Ai është mostër”, këto janë disa nga fjalët gjatë dëshmisë së vajzës.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here