Dyshimet se kujt bande i përkasin në Shqipëri/ Detaje nga arrestimi i dy shqiptarëve me 1.4 mln euro kokainë në Angli

0
874

Mediat angleze kanë publikuar sot pamjet filmike të momentit të arrestimit të dy elbasanllinjve, Egli Hazizolli dhe Mikeljan Baca, të cilët u kapën në Londër. Në pamjet filmike duket qartë se si një skuadër e agjentëve kundër drogës, “mbërthen” me shumë shpejtësi dy shqiptarët që ndodheshin brenda një makine. Të dy personat nga Elbasani, kishin qëndruar në një nga semaforët në rrugët e Londrës, kur janë arrestuar nga policia londineze. Sipas mediave angleze të dy personat të njihen me masën e dënimin në gjykatën Harrow Crown më 1 Qershor.

Policia londineze ka dyshime se ata janë pjesë e një grupi të struktuar kriminal, rrënjët e të cilit ndodhen në qytetin e Elbasanit. Asnjëri nuk ka pranuar të tregojë emrat e bosave të tyre, por kanë thënë se ishin thjesht transportues. Ata u kapën nga policia në Londër me një sasi të konsiderueshme droge dhe 300 mijë stërlina cash. Baca dhe Hazizolli, janë ndaluar në një nga rrugët e Londrës me 14 kile kokainë të klasit A, që përllogaritet në një vlerë financiare prej 1.4 milion euro. Makina e dy të rinjve nga qyteti i Elbasanit u ndalua në rrugën “Camrose Avenue”, Edgware në Londër.

Momentalisht të dy të rinjtë janë mbyllur në burg nga gjykata nën akuzë për “Posedim dhe tentativë shitje droge klasi A” dhe “Pastrim parash”. Që prej muajit prill 2020 emrat e këtyre personave i janë përcjellë dhe Policisë së Shtetit, e cila nga verifikimet e kryera ka konstatuar se dy të arrestuarit Hazizolli dhe Mikeljan Baca, janë pjesë e një grupi në Elbasan, që vepron në Angli, ku specialiteti i tyre është trafikimi dhe shitja e kokainë në disa qytete të Mbretërisë së Bashkuar.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here