Ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu e ftuar në Open foli për efektshmërinë e lehtësimit të masave anti-covid. Sipas Manastirliut epidemia akoma nuk ka kaluar dhe në këto momente kërkohet të jemi më shumë të vëmendshëm.
Manastirliu u ndal edhe te testet serologjike e cila tha se shumë shpejt do të fillojnë të bëhen.
‘Nuk mund të jap një datë se kur do të fillojnë testet serologjike. Fillimisht këto teste do të bëhen nga stafi mjekësor, mjekët dhe infermierët. Më vonë do të shtrijmë testimet serologjike në popullatë’- tha Manastirliu në Open.






































