Disa prej fakulteteve më të rëndësishme të Universitetit të Tiranës kanë lënë në baltë rektorin Mynyr Koni sa i takon mbajtjes së zgjedhjeve. Ministrja e Arsimit Besa Shahini kërkoi që në datën 12 qershor të mbahen zgjedhjet tek të gjitha fakultetet. Por i pari që doli kundër mbajtjes së zgjedhjeve ishte vetë rektori Mynyr Koni, i cili u shpreh se ky është një vendim që është në shkelje të ligjit për arsimin e lartë, duke i konsideruar mbajtjen e zgjedhjeve si të pa precedenta. Por deri më tani 3 fakultetet kryesore e kanë “injoruar” rektorin Mynyr Koni dhe kanë zbatuar urdhrin e qeverisë, duke u përgatitur për mbajtjen e zgjedhjeve. I pari që hapi proceduart e aplikimit ishte Fakulteti Ekonomik.
Ndërkohë që siguruohet edhe vendimin që ka nxjerrë Fakulteti i Shkencave Sociale, ku u bën thirrje kandidatëve që të regjistrohen deri në datën 8 maj 2020. “Bazuar në vendimin nr. 2, datë 30. 04. 2020, të Komisionit Institucional të Zgjedhjeve (KIZ) në Universitetin e Tiranës, KZF-FSHS, në mbledhjen online të datës 30. 04. 2020, vendosi: Të shpallë hapjen e procesit të regjistrimit të kandidatëve për “Drejtues i njësisë kryesore” dhe “Drejtues i njësisë bazë” në Fakultetin e Shkencave Sociale, UT; Regjistrimi i kandidatëve fillon më datë 04. 05. 2020, ora 8:00 dhe përfundon në datën 08. 05. 2020, ora 16:00; Kërkesat e kandidatëve do të dorëzohen elektronikisht pranë KZF-FSHS në adresën kzffshsut@gmail.com, ose pranë zyrës së Burimeve Njerëzore FSHS.UT. cel.0695577445”, thuhet në vendimin e siguruar nga gazeta.
Po ashtu edhe Fakulteti i Gjuhëve të Huaja ka zbatuar urdhrin e qeverisë, duke u përgatitur për mbajtjen e zgjedhjeve në datën 12 qershor. Në vendimin e siguruar nga gazeta, Fakulteti i Gjuhëve të Huaja bën me dije se aplikimet janë të hapura deri në datën 8 maj. “Në zbatim të Ligjit nr. 80/2015, datë 22.07.2015, “Për arsimin e larte dhe kërkimin shkencor në institucionet e arsimit të lartë në Republikën e Shqipërisë”, të “Rregullores për organizimin e zgjedhjeve për autoritet drejtuese dhe Senatin Akademik në UT”, nr. 5, datë 10.02.2020, kreu I, neni 5 si dhe neni 7, pika 7, germa d), dhe të Urdhrit të MASR-së, nr. 99, datë 26.03.2020, “Disa ndryshime në Urdhrin nr. 8, datë 14.01.2020, “Për procesin zgjedhor për autoritetet dhe organet drejtuese në institucionet drejtuese në institucionet publike të arsimit të lartë” si dhe në vendimin nr. 2 të Komisionit Institucional të Zgjedhjeve, Komisioni zgjedhor i Fakultetit të Gjuhëve të Huaja në mbledhjen e tij të datës 02.05.2020 vendosi: Regjistrimi i aplikimit të kandidatëve për drejtues të njësisë bazë dhe të njësisë kryesore fillon më datë 04.05.2020 deri më datë 08.05.2020 nga ora 09.00 deri në orën 14.00, pranë zyrës së Kzf-së”, thuhet në vendim.








































