Google search engine
Home Aktualitet Nuk u kursyen as ‘bishat’ e parkuara/ Dalin pamje të reja nga...

Nuk u kursyen as ‘bishat’ e parkuara/ Dalin pamje të reja nga vendi ku u ekzkutuan dy vëllezërit Haxhia

0
575

Një atentat mafioz ka tronditur qytetin bregdetar të Durrësit pasditen e djeshme. Dy vëllezër mbetën viktima pas breshërisë së kallashnikovit që u derdh në drejtim të tyre. Ngjarja ndodhi rreth orës 16:40, tek vendi i quajtur “tregu i makinave” në Shënvlash. Viktima të këtij latenti mafioz mbetën Viktor dhe Besmir Haxhia.

Pamjet që po shikoni vijnë nga vendi krimit ku u ekzekutuan dy vëllezërit në Durrës, Besmir dhe Viktor Haxhia. Siç shihet, plumbat nuk kanë kursyer as makina luksoze të parkuara pranë vendit ku qëdnronte “Golfi” i viktimave.

Makina të ndryshme të llojit “Range Rover”, “Benz”, dhe “Bmw” janë shpuar nga plumbat që u morën jetën dy vëllezërve Haxhia.

Besmir dhe Viktor Haxhia, të dy vëllezër të moshave 35 dhe 37 vjeç janë ekzekutuar me 55 plumba pasditen e djeshme në një atentat mafioz. Dy vëllezërit, me origjinë nga Puka dhe banues në lagjen nr.15 në Spitallë, po udhëtonin në një automjet të llojit “Golf 6” me targa AA716ZZ, që drejtohej nga Besmir Haxhia, në momentin që janë ekzekutuar.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here