Google search engine
Home Aktualitet “Një qetësi para furtunës”/ Paralajmëron Artan Hoxha : Kriminelët janë përgjuar gjatë...

“Një qetësi para furtunës”/ Paralajmëron Artan Hoxha : Kriminelët janë përgjuar gjatë karantinës

0
360

Ndërkohë që e gjithë vëmendja është përqendruar tek lufta kundër koronavirusit, ditën e djeshme Shqipëria u trondit nga 4 ekzekutime mafioze.

Gazetarti Artan Hoxha i ftuar në ‘ABC Neës’ zbuloi sot se Policia Gjyqësore dhe Polica Kriminale kanë përgjuar përgjatë ditëve të izolimit elementë të njohur të botës së krimit për të kuptuar nëse ata po përpiqen të kryejnë ndonjë veprim kriminal, por edhe nëse kanë qenë pjesë në ngjarje të ndodhura më herët.

Artan Hoxha tha se vendi tani ndodhet në një qetësi para furtunës sepse  grupet kriminale deri më sot janë përshtatur me izolimin, ndërsa me lehtësimin e masave do përgatiten për veprimet e radhës.

Ai tha se një pjesë e madhe e pjesëtarëve të këtyre grupeve kanë mbetur brenda vendit me mbylljen e kufijve duke u bërë lehtësisht të gjendshëm nga kundërshtarët e tyre.

“Është një situatë e rreme. Është një qetësi para furtune. Grupet kriminale gjetën mënyrat për t’u përshtatur me situatën pasi vrasjet nuk bëheshin sepse autorët bëjnë llogari se si të largohen nga vendi i ngjarjes. Ngjarjet e djeshme ishin mjaft të rënda dhe janë pasojat të karantinimit.

 Njerëzit kanë qëndruar mbyllur dhe pjesëtarë të rrezikshëm të grupeve kriminale kanë mbetur brenda vendit. Në momentin ku ata fillojnë lëvizjet gjenden më lehtë nga kundështarët dhe rivalët e tyre.

Gjithë kjo tkurrje gjatë kësaj kohe e ka bërë këtë lloj kategorie më agresive. Policia Gjyqësore dhe Policia Kriminale janë përpjekur të kryejnë përgjime sepse njerëzit kanë folur edhe në izolim me idenë që të mbledhë prova në lidhje me ngjarje që mund të ndodhin dhe kanë ndodhur”, tha Artan Hoxha.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here