Një atentat mafioz ka tronditur qytetin bregdetar të Durrësit pasditen e djeshme. Dy vëllezër mbetën viktima pas breshërisë së kallashnikovit që u derdh në drejtim të tyre. Ngjarja ndodhi rreth orës 16:40, tek vendi i quajtur “tregu i makinave” në Shënvlash. Viktima të këtij latenti mafioz mbetën Viktor dhe Besmir Haxhia.
Sipas gazetarit investigativ Artan Hoxha mesazhi i kapur në telefonin e viktimave mund të çojë në zbulimin e autorëve dhe sidomos të motivit.
“Një mesazh që është kapur në telefonin e viktimave, që janë duke u kontrolluar. Ky mesazh dyshohet të jetë një indicie dhe mund të çojë në zbulimin e autorëve dhe sidomos të motivit”, shprehet Artan Hoxha për abc news.









































