Një ngjarje e rëndë ndodhi mbrëmjen e djeshme në qytetin e Korçës, ku një 67-vjeçar u gjet i vdekur shumë pranë banesës së tij.
Sipas Abc News, autori i dyshuar Apostol Bozhgolli 65 vjeç, është konfliktuar me viktimën Perikli (Petrika) Treska, 67-vjeç për dritën e shkallës.
Burime konfidenciale thonë se autori dyshohet se ka probleme të shëndetit mendor. Po të njëjtat burime bëjnë me dije se autori nuk ka dhënë asnjë dëshmi para grupit hetimor dhe qëndron i ftohtë duke mos pranuar të japë asnjë sqarim për ngjarjen.
Ndërkaq mësohet se viktima ka marrë 9 thika, 5 në kurriz, 3 në gjoks, 1 në zemër.