Google search engine
Home Sociale Berati, Lezha, Mirdita, Rrogozhina dhe Tropoja, ja qytetet ku janë shëruar të...

Berati, Lezha, Mirdita, Rrogozhina dhe Tropoja, ja qytetet ku janë shëruar të gjithë të prekurit me COVID 19

0
307

Ministria e Shëndetësisë njoftoi sot se gjatë 24 orëve të fundit, 11 pacientë të tjerë i janë shtuar listës së të shëruarve, duke e çuar numrin e të shëruarve nga COVID-19 në 356.

Po ashtu një lajm i mirë ishte fakti se Berati, Lezha, Mirdita, Rrogozhina dhe Tropoja janë zona ku të gjithë të prekurit deri tani nga COVID 19 , janë aktualisht të shëruar.

Aktualisht në vendin tonë janë 251 persona të infektuar aktivë dhe siç shihet numri i të shëruarve është më i lartë. Kjo tendencë tashmë vazhdon pa luhatje prej më shumë se një jave.

Në dy spitalet COVID aktualisht po marrin shërbim 40 pacientë. Në shërbimin infektiv aktualisht janë 33 të shtruar. 4 pacientë janë në terapi intensive. Në spitalin COVID 2 “Shefqet Ndroqi”, janë 7 pacientë të shtruar. 4 pacientë janë në terapi intensive, në gjendje të rënduar.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here