Papa Françesku bëri thirrje për një vizion gjithëpërfshirës të botës pas krizës Covid-19, duke thënë se lëvizja pa solidaritet global ose duke përjashtuar sektorët e shoqërisë nga rimëkëmbja do të rezultonte më keq se virusi.
“Tani, ndërsa ne jemi duke pritur për një shërim të ngadaltë dhe të vështirë nga pandemia, ekziston rreziku që të harrojmë ata që kanë mbetur pas. Rrezikohemi të goditemi nga një virus edhe më i keq, ai i indiferencës egoiste. Një virus i përhapur nga mendimi se jeta është më e mirë, nëse është më mirë për mua dhe se gjithçka do të jetë mirë nëse është mirë për mua.”,- tha Françesku.